Kessie nuk është përshtatur në Barcelonë, Interi gati të përfitojë

by admin
Spread the love

Interi është futur në garë për të afruar mesfushorin e Barcelonës, Franck Kessie. Ky i fundit nuk po zhvillon një sezon të mirë në radhët e katalanasve, dhe  duket se nuk është ambientuar në sezonin e parë në La Liga.

Siç raportohet nga mediat, zikaltrit dhe drejtori Piero Ausilio, janë admirues të mesfushorit 25-vjeçar. Interi e ka ndjekur mesfushorin nga Bregu i Fildishtë që nga viti 2017, para se ky i fundit të bashkohej me rivalët e përjetshëm, Milanin. Megjithatë Interi do të vazhdojë të monitorojë situatën e Kessie dhe të bëjnë të mundur një transferim në janar të 2023.

25-vjeçari u transferua te Barcelona në merkaton e verës së 2022 me parametra zero nga Milani. Në të gjitha kompeticionet me blaugranat, Kessie ka zhvilluar 13 paraqitje dhe ka shënuar vetëm një herë. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like