Këshilltari i Alternativës në komunën e Butelit jep lajmin e mirë: U votua ujësjellësi për Lubotenin

by admin
Spread the love




Këshilltari i Alternativës në komunën e Butelit, Samir Iseni ka ndarë një lajm të gëzueshëm për banorët e Lubotenit.  Në buxhetin për vitin e ardhshëm janë përcaktuar mjete për ndërtimin e ujësjellësit të Lubotenit.

“E votuam ujësjellësin e Lubotenit.

Të dashur bashkëqytetarë dhe miq, falë angazhimit tonë si pjesë e shumicës së Këshillit të Komunës së Butelit, por edhe mirëkuptimit të Kryetarit të Butelit, Darko Kostovski, përveç shumë projekteve që do të bëhen vitin tjetër, kemi përcaktuar edhe shumë buxhetore për ujësjellësin e fshatit Luboten.

Pavarësisht se Luboteni ka pasur këshilltarë edhe në të kaluarën, kjo po bëhet vetëm tash, kur ne jemi pjesë e shumicës së Këshillit.

Sidoqoftë, më e rëndësishme është që Lubotenit t’ia zgjidhim këtë problem të kahmotshëm. Urime e suksese!”, ka shkruar këshilltari i Alternativës në Komunën e Butelit, Samir Iseni.


You may also like