Këshilli i Ambasadorëve për Samitin e BE-së: Në Ballkanin Perëndimor u përsërit mossuksesi nga samitet e kaluara

by admin
Spread the love

Duke i analizuar rezultatet e arritura të Samitit të Bashkimit evropian, mbajtur më 23 dhe 24 qershor të këtij viti, Këshilli i ambasadorëve vlerëson se është arritur një hap hiszorik me dhënien e statusit të vendit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë si dhe persektivat e hapura evropiane për Gjorgjinë.

Megjithatë sa u përket aspiratave të Ballkanit perëndimor, është përsëritur mossuksesi i samiteve të kaluara: Maqedonia dhe Shqipëria nuk morën datë për negociata, Srbija dhe Mali Zi vendnumrojnë, Bosna dhe Hercegovina nuk e mori statusin e kandidatit përderisa Kosova nuk e mori liberalizimin e vizave.

Mbeten shpresat se ajo që nuk pati sukses të realizohet gjatë kohës së prezidencës franceze përkundër përpjekjeve të mëdha diplomatike të diplomacisë franceze, asaj gjermane dhe diplomacive të shumë vendeve anëtare të Bashkimit evropian do të realiyohet gjatë kryesimit të Çekisë. Me Unionin.

Këshilli i Ambasadorëve e përshsëndet qëndrimin solidar dhe vendimtar të liderëve të Ballkanit të hapur gjatë kohës së Samitit Be-Ballkani perëndimor dhe e përkrah idenë e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit regjional me bashkangjitjen edhe shteteve tjera të regjionit.

Në lidhje me propozimin e Kornizës negocuese nga ana e Francës, Këshilli i Ambasadorëve vlerëson se ky dokument multilateral jep baza shprese për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në me sipas vërejtjeve të mëposhtme:

Protokoli bilateral i cili nuk është nënshkruar nga ana e përfaqsuesve maqedonas të komisionit të përbashkët por është adoptuar nga ana e Parlamentit bullgar nuk duhet të jetë në përfundimet e Këshillit evropian sepse do ti mundësojnë Bullgarisë gjithnjë të thirret në pjesët kontroverse të këtij dokumenti.

Këshilli edhe njëherë vlerëson se çështjet e historisë nuk duhet të jenë pjesë e Kornizës negocuese.

Sa i përket ç[shtjes më të ndieshme të identitetit, kjo është çështja e gjuhës, nëse Bullgaria ngul këmbë në mosnjohjen e gjuhës maqedonsihte duhet qartë të vihet në dije se qytetarët, partitë politike dhe institucionet shtetërore të shtetit tonë do ta refuzojnë një Kornizë të tillë negocuese.

Ndryshe propozimi francez gjuha e përkthimit të akteve të BE-së është maqedonishtja, dhe kjo nuk mund të jetë lëndë për negocim.

Këshilli edhe njëherë nënvizon se është joreal dhe joracional propozimi i Sofjes si konditio qua non (kusht pa të cilin nuk mundet) të kushtëzohet çelja e Kushtetutës për inkorporimin e bullgarëve të vetëdijsuar të Maqedonisë së Veriut në preambulën e kushtetutës para se të fillojnë negociatat për anëtarsim sepse në këtë çast nuk ka kushtet reale për arritjen e një shumice prej dy të tretave për ndryshime kushtetuese. Konsiderojmë se kjo çështje duhet zgjidhur kah fundi i bisedave për anëtarsim ose në ndonjë çast të kapshëm.

Këshilli vlerëson se BE duhet t’i jep garanca Maqedonisë së Veriut se nuk do të pranojë propozime tjera eventuale nga ana bullgare sepse një qasje e tillë do t’i gjasonte lojës pa kufi.

Këshilli i Ambasadorëve u apelon të gjitha partive politike pa marrur parasyshë përkatësinë e tyre ideologjike që në bashkëpunim me shoqatat joqeveritare të bëjmë përpjekje në harmonizimin e qëndrimeve të përbashkëta në politikën e jashtme kur bëhet fjalë për çështje të interesit shtetëror me qëllim vendi me sukses t’i tejkalojë pengesat në rrugën e tij drejt anëtarsimit të plot në BE.

You may also like