Këshilla që do i jepte çiftit Luiz-Kiara? Arbër Hajdari e thotë troç: Do i këshilloja të…

by admin
Spread the love

Arbër Hajdari është i njohur jo vetëm si themelues i fondacionit ‘Fundjavë Ndryshe’, por edhe si opinionist i programit ‘Big Brother VIP Albania’. E si i tillë, Arbri nuk mund t’i shpëtojë pyetjeve rreth këtij reality shoë, e sidomos rreth çiftit Luiz – Kiara.

Së fundmi, opinionisti është pyetur se çfarë këshillë do t’u jepte çiftit të ri, teksa ky i fundit nuk ka ngurruar të përgjigjet. “Do t’i këshilloja t’i merrnin gjëra hap pas hapi ,”-u shpreh Arbër Hajdari për çiftin Luiz-Kiara.

Dyshja janë shumë të komentuar nga publiku shqiptar dhe kanë bërë për vete me mijëra fansa. Ata kanë krijuar një marrëdhënie të konsoliduar tashmë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, teksa tre ditë më parë, Luizi i bëri një dhuratë mjaft të veçantë partneres së tij për festën e Shën Valentinit.

Ai i dedikoi një këngë  të bërë posaçërisht për të, e titulluar “Me ty” të cilën këngëtari ia këndoi gjatë spektaklit të së martës. E pikërisht në këtë ditë, Kiara i tha për herë të parë “Të Dua” Luizit.

You may also like