Këshilla nga gjyshja: “Bëj një hap dhe ndalu. Qetësohu. Komplimentoje veten. Pastaj bëj një hap tjetër”.

by admin
Spread the love

“Dikur, gjyshja ime më dha një këshillë mjaft me vlerë: “Në periudha të vështira, vazhdo përpara me hapa të vegjël. Bëj atë që duhet të bësh, por me qetësi dhe ngadalë. Mos mendo për të ardhmen, as për atë qëmund të të ndodhë nesër. Laji pjatat. Pastroji pluhurat. Shkruaj një letër. Bëj një supë. E sheh? Po ecën përpara me hapa të vegjël. Bëj një hap dhe ndalu. Qetësohu. Komplimentoje veten. Bëj një hap tjetër. Pastaj një tjetër. Nuk ke për ta vënë re, por hapat e tu kanë për t’u bërë gjithmonë e më të mëdhenj. Dhe do të vijë një moment, kur do të mendosh për të ardhmen pa u penduar”. – E. Mikhalkova

Shpesh ne rrëmbehemi nga synimet tona për t’i arritur ato sa më parë. Bëjmë gjithçka vetëm për të arritur atë që duam. Mund të dështojmë dhe të heqim dorë. Mund ta arrijmë çfarë duam, ama të kuptojmë nëfund se sa shumë jemi lodhur. Shpesh gabojmë në rrugën që planifikojmë të ndjekim deri në arritjen e objektivave tona. Ama një gjë ka rëndësi të madhe, të mos ndalemi.

Sado vështirësi të na shfaqen përpara nesh, e rëndësishme është të mos ndalemi. Për të shmangur edhe lodhjen, e cila shpesh i shtyn njerëzit të ndalen apo të heqin dorë nga objektivat që i vendosin vetes, e mira është të ecim me hapa të vegjël. “Gur gur bëhet kalaja” thotë populli ynë dhe jo më kot. Nëse bën vazhdimisht hapa sado të vegjël,  është e sigurtë se do të arrish në një moment aty ku dëshiron. Mbi tëgjitha, një rrugë më e gjatë, me hapa të vegjël, është më e sigurtë se një rrugë më e shkurtër, e cila padiskutim mbart me vete edhe rreziqe më të shumta. Mundohu të mos ndalesh asnjëherë, përpara asnjëvështirësie dhe vazhdo përpara duke pushuar atëherë kur e ndjen se duhet të pushosh.

You may also like