KESH s’më dha leje të futesha në Big Brother se kishin hall mos iu prishja imazhin

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli është pa diskutim një nga personazhet më karizmatikë të këtij edicioni të dytë të Big Brother Albania VIP, duke krijuar shumë shpesh situata humori në shtëpi. Gjatë ditës së sotme, në një bashkëbisedim me banorët e tjerë të shtëpisë, ai zbulon se punonte në një institucion shtetëror. Por përpara se të futej në Big Brother, këngëtari është përballur me një të papritur.

Institucioni ku ai punonte nuk ka pranuar t’i japë leje pasi kishin hall se Luizi mund të bënte ndonjë budallallëk brenda shtëpisë së Big Brother e mund t’u prishte imazhin. E për këtë arsye, këngëtari ka vendosur të japë dorëheqjen.

“Firmosa kontratën me Topin, dy ditë para se me hy brenda, më marrin në telefon dhe më thonë nuk ta japim dot lejen. I thashë po si ma thoni 2 ditë para, më thonë jo kshu jo ashtu. Arsyeja ishte se kishin hall mos u prishja imazhin.

Dhashë dorëheqjen. Më thanë mund të bësh ndonjë budallëk, mund të bëhesh problem dhe kur të rikthehesha në punë, do thonin u ky që ka bërë këtë e që punon në KESH. I thashë okej.’- tha Luiz Ejlli.

You may also like