KESCO thotë se tarifat e vjetra të energjisë do të jenë në fuqi deri në një vendim tjetër nga ZRrE

by admin
Spread the love

Kompania për Shpërndarjen e Energjisë (KESCO) ka njoftuar se do të aplikojë te konsumatorët tarifat që kanë qenë para shtrenjtimit të energjisë.

Reagimi i KESCO-s vjen pak momente pas vendimit të Gjykatës Supreme që e anuloi vendimin e Apelit dhe Themelores për tarifat e shtrenjta, për të cilën thotë se s’është në dijeni.

KESCO thekson se tarifat e vjetra të energjisë do të jenë në fuqi deri në një deri në një vendim të Zyrës së Rregulltorit për Energji.

Kompania për Shpërndarjen e Energjisë shtoi se s’ka pranuar përgjigje nga Zyra e Rregullatorit për Energji për propozimin.

“Duke mos pranuar ende përgjigje dhe udhëzimet e nevojshme nga Rregullatori, dhe në anën tjetër duke qenë në prag të leximit të shpenzimeve dhe faturimit, KESCO e gjendur para një situate jo të lehtë, deri në vendimin e ardhshëm të ZRrE-së, ka vendosur që të aplikojë tarifat paraprake, pra tarifat që ishin në fuqi para datës 8 shkurt. Duke shpresuar që kjo situatë e vështirësuar do të gjejë zgjidhjen më të mirë, ne sigurojmë konsumatorët se nuk do të dëmtohen asesi nga ky proces dhe varësisht nga vendimi final që do të pranojmë nga ZRrE-ja, si institucion përgjegjës, KESCO do të zbatojë të gjitha përshtatjet e nevojshme”.

You may also like