Kërkon triumfin ndaj “djajve”, publikohen formacionet e sfidës Milan-Juventus

by admin
Spread the love

Gjithçka është gati për sfidësn e orës 20:45, ku në mitikun e Milanos, “San Siro”, “kuqezinjtë” e Milan do të presin “bardhezinjtë” e Juventus në një klasike të vërtetë të futbollit italian, të vlefshme për javën e 9 të Serie A.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Stefano Pioli i ka rreshtuar të tijët me formulën e zakonshme 4-3-3, ku në portë është pozicionuar Mirante. Në krahët e mbrojtjes janë Calabria e Florenzi, ndërsa në qendër janë pozicionuar Thiaë e Tomori. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar të rinjve, me teknikun italian që i ka besuar treshes Musah-Adli-Reijnders, ndërsa “tridenti” i sulmit përbëhet nga Pulisic, Giroud e Leao.

Në krahun tjetër, tekniku Massimiliano Allegri i ka rreshtuar “bardhezinjtë” e tij, me formacionin 3-5-2, ku në portë nuk ka sesi të mungojë polaku Szczesny e përpara tij në mbrojtje Bremer, Gatti e Rugani. Në krahët e mesfushës janë Ëeah e Filip Kostic, ndërsa në qendër janë pozicionuar Rabiot, Locatelli e McKennie. Ndërkaq, dyshja e sulmit përbëhet nga Milik e Moise Kean.

Formacionet zyrtare

The post Kërkon triumfin ndaj “djajve”, publikohen formacionet e sfidës Milan-Juventus appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You may also like