Kërkoje zyrtarisht anëtarësimin në NATO, situata është serioze

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë kreut të qeverisë, Albin Kurtit, që anëtarësimin në NATO ta kërkojë edhe zyrtarisht.

Ai i bëri thirrje Kurtit që të mos vonohet, sepse sipas tij, situata është më serioze se sa mund ta mendoj vetë Kurti.

“Retorikat publike për anëtarësim nuk janë të mjaftueshme. Vepro sipas procedurave e në formë institucionale”, është shprehur Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se pas situatës në Ukrainë, shumë akterë politikë në vend kanë kërkuar nga qeveria që ta kërkojnë zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në NATO.

You may also like