Kërkohet vazhdimi i kontratave për infermierët e pandemisë (VIDEO)

by admin
Spread the love

119 infermierë kanë ikur nga Kosova vetëm në tremujorin e këtij viti, derisa 337 sosh e kanë lënë vendin, gjatë 2021.

Të dhëna këto nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

Ndërkaq, rreth 840 infermierëve të punësuar nga MSh-ja, si staf mbështetës ndaj luftës me pandeminë COVID-19, kontrata e punës iu skadon në qershor të 2022-shit.

Megjithëkëtë, këta manetlbardhë po cilësohen si fort të nevojshëm për sistemin publik shëndetësor, të paktën kështu thonë sindikalistët.

Të njëjtit tregojnë se infermierët janë aftësuar mirë dhe iu kanë lehtësuar punën në reparte.

Nga OIK bëjnë thirrje që MSh-ja t’ia vazhdojë kontratat, për shkak të mungesës së këtyre profesionistëve.

Mirëpo nga MSh-ja bëjnë me dije se vazhdimi apo mosvazhdimi i kontratave është çështje që do të vlerësohet nga Ministria e Shëndetësisë, varësisht nga gjendja pandemike në vazhdim, bazuar në aktet ligjore në fuqi dhe ato për luftimin e pandemisë në vend.

 

You may also like