Kërkohet një zëvendësues për Gavin, zbulohet dy opsionet kryesore

by admin
Spread the love

Adrien Rabiot dhe Marco Verratti janë duke u konsideruar si opsione nga Barcelona si përforcime të merkatos së dimrit, për të kompensuar mungesën e Gavit, që për shkak të dëmtimit e ka humbur sezonin.

Këtë dëshirë e ka shprehur tashmë edhe trajneri Xavi, në konferencën për shtypin para ndeshjes me Almerían, të cilën Barça e fitoi 3-2.

Presidenti i klubit, Joan Laporta, e përsëriti këtë dëshirë, në një intervistë për agjencinë EFE, të hënën e kaluar: “Ideja është që të kemi një mesfushor për të kompensuar disi mungesën e Gavit. Do të ishte një huazim deri në fund të sezonit”.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Adrien Rabiot dhe Marco Verratti janë dy objektivat kryesorë të “blaugranave” për t’iu bashkuar skuadrës në janar.

Duke filluar me francezin, kontrata e tij me Juventusin përfundon në fund të këtij sezoni. Bardhezinjtë, në fakt, nuk janë të gatshëm ta huazojnë, përkundrazi, duan t’i rinovojnë kontratën.

I mbërritur në Torino në vitin 2019, Rabiot ka qenë titullar i rregullt te “Zonja e Vjetër” këtë sezon, duke luajtur 14 ndeshje dhe madje është një nga kapitenët e skuadrës.

Sa i përket Marco Verrattit, italiani verën e kaluar u largua nga Paris Saint-Germain, ku ishte për 11 vite, dhe iu bashkua Al Arabit, në Katar, për 45 milionë euro.

Mbetet për t’u parë nëse klubi i Lindjes së Mesme do të jetë i gatshëm ta huazojë lojtarin vetëm gjashtë muaj pas nënshkrimit të tij./Supersport


Top Channel

You may also like