Kërkohet një person që është hedhur në Vardar nga ura në Bulevardin Serbia

by admin
Spread the love




Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK), ka njoftuar se mëngjesin e sotëm një person është hedhur në ujërat e lumit Vardar, nga ura “Bliznak” në Bulevardin Serbia në Shkup. Në vendngjarje ndodhen ekipet e Brigadës për mbrojtje nga zjarri (BPPZ) të qytetit të Shkupit, si dhe ekipet e MPB-së, të cilët përmes Qendrës së Menaxhimit të Krizave kanë kërkuar mbështetjen dhe angazhimin e ekipeve të specializuara të kërkimit të ujit nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Kjo kërkesë i është përcjellë ZSHS-së për marrjen e masave dhe aktiviteteve në juridiksionin e saj, për gjetjen e personit.


You may also like