Kërkohet nga klubet në Premier League dhe Seria A, vendimi i Chelsea-s për Brojën

by admin
Spread the love

Chelsea duket se është duke menduar që të mbajë talentin e kombëtares shqiptare, Armando Brojën, sezonin e ardhshëm në skuadër.

20-vjeçari e kaloi sezonin në huazim te skuadra e Southampton, ndërsa ka shënuar 6 gola në 29 ndeshje në Premier League, duke qenë vendimtar për ekipin e Hasenhuttl.

Forma e mirë e shqiptarit u ka rënë në sy shumë klubeve në Europë dhe tashmë pritet që merkato të jetë goxha e nxehtë për sulmuesin, të cilin Southampton do ta ketë edhe për edicionin 2022-2023.

Megjithatë sipas raportimeve të medieve britanike, Thomas Tuchel preferon ta mbajë Brojën në “Stamford Bridge”, në vend që ta japë sërish në huazim. Ndër klubet që kërkojnë shqiptarin është Napoli në Seria A si dhe disa të tjerë në Premier League./ Shqip


Top Channel

You may also like