Kërkohet ndërtimi i rrethrrotullimit në Saraj, dëshirë e kahmotshme e banorëve të kësaj komune! – Shqip

by admin
Spread the love

Nëpër rrjetet sociale siç njofton Klan M, qarkullon me të madhe një plan se si do dukej rrethrotullimi i cili është një dëshirë e madhe e kahmotshme e banorëve të kësaj ane që do të lehtësonte qarkullimin e trafikut si dhe do të zvogëlonte numrin e aksidenteve.

Në këtë rrethrotullim kalojnë banorë të Sarajit dhe gjithë fshatrave përreth, si dhe fshatit Kondovë, Sfillare, Rashçe dhe Radushë. Si dhe hyrje – daljen nga autostrada Shkup – Tetovë, njofton Klan M.

Ndryshe para 6 muajve kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti në pyetjen e gazetares së Klan Maqedoni për rrethrrotullimin në hyrje të Sarajit, tha se është në fazë të projektimit nga qyteti i Shkupit, ku sipas tij shihet vullnet dhe bindje për këtë mirëpo informacionet më të detajuara duhet të merren nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

”Ne kemi komunikim institucional korrekt, vërehet që kemi komunikim por secili duhet pjesën e vetë. Duke filluar nga unë administrata komunale, mendoj që kemi qasje korrekte institucionale. Sigurisht që këtë pyetje më tepër duhet ta parashtroni atje, unë nga komunikimi vërej me bindje të plotë që ka vullnet por megjithatë ka paramentra ka regulla dhe sigurisht që e di që është në fazë të projektimit por më korrekte është të drejtoheni te qyteti i Shkupit” – tha Blerim Bexheti. /KlanMacedonia/

 

You may also like