Kërkohen edhe 25 inspektorë shëndetësorë, Kurti: Do të rritet edhe cilësia e shërbimeve

by admin
Spread the love

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur konkurs për inspektorë shëndetësorë.

Për këtë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ashtu siç kishte premtuar, numri i inspektorëve shëndetësorë do të trefishohet.

“Vetëm 12 inspektorë shëndetësorë ishin në Republikën e Kosovës. Shumë shpejt numri i tyre do të rritet për 25 sosh. Pra, po e bëjmë trefishimin e numrit të inspektorëve shëndetësor, duke e ngritur atë në 37”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se me këtë rritje të numrit do të inspektorëve, do të rritet edhe cilësia e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Linkun për të aplikuar si inspektor shëndetësor mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like