Kërkesat e çuditshme të ishullorëve për Luana Vjollcën – Shqip

by admin
Spread the love

Ditën e sotme, ishullorët të mbledhur te ‘rrethi i zjarrit’, kanë pritur pyetje nga publiku, të cilave u janë përgjigjur. Në episodin që u transmetua, ndër të tjera ata kanë pasur mundësinë t’i bëjnë disa kërkesa edhe drejtueses së Love Island Albania, Luana Vjollcës.

Everaldo ka marrë i pari fjalën dhe ka kërkuar: ‘Luana të lutem më thirr Aldo’.

Kjo është shoqëruar me të qeshura nga ishullorët e tjerë ndërkohë që Aisha ka bërë thjesht një përshëndetje. Sofiela nga ana tjetër është shprehur se nesër do të bëhet e vështirë, pasi dikush nga ata do të largohet nga vila e dashurisë.

Pjesa tjetër e ishullorëve kanë bërë kërkesat tyre në këtë formë:

Stivi: Luana bëhu gati për ‘Prime’ nesër sepse ka shumë drama.

Denisi: Shpresojmë të të bëjmë krenare.

Ueda: Luana je shumë e bukur, shumë e mirë dhe rri gjithmonë e buzëqeshur.

Haris: Luana të dua shumë.

Amadea: Mezi presim të të shohim nesër.

Xhoana: Luana mos më kritiko shumë, kam qenë e lënduar.

Ilda: Luana je një yll, je moderatorja më e mirë në Shqipëri, më duro edhe për gjashtë javë të tjera.

Artemis: Je ‘bombshell’ idela për t’u futur këtu brenda.

Gleni: Mos më bëj pyetje shumë të vështira se nuk i kuptoj të gjitha.

Ndiqni episodet ditore të Love Island Albania në orën 18:20 në Tv Klan dhe ‘Prime’ të dielën në orën 21:00, nën drejtimin e Luana Vjollcës./Love Island Albania

You may also like