Kërkesa për makina të reja në BE pëson rënie me 21% në prill

by admin
Spread the love

Kërkesa për automjete të reja në BE regjistroi një tkurrje të ndjeshme në prill, me një rënie të regjistrimeve prej 20,6% në 684.506 njësi.

Me përjashtim të vitit të pandemisë në 2020-n, ky është rezultati më i dobët i prillit sa u përket vëllimeve të shitjes, që kur kanë nisur regjistrimet – deklaroi Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA) më 18 maj.

Rënia, sipas ACEA, reflekton problemet në zinxhirin e furnizimit që vijojnë të peshojnë në prodhimin e automobilave. Të gjitha tregjet kryesore regjistruan tkurrje të forta gjatë muajit, kryesuar nga Italia, e cila regjistroi ulje të kërkesës prej 33%, ndjekur nga Franca, Gjermania e Spanja, të cilat regjistruan rënie përkatësisht prej 22,6%, 21,5% dhe 12,1%.

Në katër muajt e parë të vitit (janar – prill 2022), regjistrimet e automjeteve të reja u tkurrën me 14,4% në të gjithë BE-në, duke arritur në 2.930.366 njësi.

Kjo vjen veçanërisht për shkak të rënieve të konsiderueshme të shitjeve të automjeteve në muajt mars dhe prill të cilat zvarritën ecurinë e përgjithshme.

Ndër tregjet kryesore të BE, Italia regjistroi rënien më të madhe (26,5%), ndjekur nga Franca (18,6%), Spanja (11,8%) dhe Gjermania (9,0%).


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Monitor “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.

You may also like