Kërcënuan kryetarin e Haraçinës – prokuroria ngre procedurë ndaj dy vëllezërve – Shqip

by admin
Spread the love

Prokuroria Themelore Publike ka iniciuar pricedurë kundër dy vëllezërve, të cilët kohë më parë dyshohet se kishin kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme kryetarin e Komunës së Haraçinës. Siç përcjell tvklan.mk, ata ndiqen për veprën penale “rrezikimi i sigurisë” nga neni 144 i Kodit Penal.

“Të dyshuarit të moshës 42 dhe 35 vjeçare në disa raste përmes telefonit e kanë kërcënuar kryetarin e Komunës së Haraçinës, duke i shkaktuar pasiguri, ankth dhe frikë. Pasi i ka denoncuar ata kanë vazhduar me kërcënime serioze për të sulmuar jetën dhe trupin e tij përmes mesazheve në Viber”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokurori publik kompetent, siç thonë nga PTHP, i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masave të kujdesit si ndalim të largimit nga vendbanimi apo vendqëndrimi, konfiskim të përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit apo të tjera për kalimin e kufirit shtetëror, detyrim për paraqitje te organi kompetent, ndalim për hyrje në selinë e komunës së Haraçinës, si dhe ndalim për afrim dhe kontakt me kryetarin e lënduar./tvklan.mk

You may also like