Kërcënohet ylli i Romës, shfaqen mesazhe të frikshme në muret e shkollës ku studion motra e tij

by admin
Spread the love

Në sfidën e fundjavës përballë Spezias, Nicolo Zaniolo ishte një prej protagonistëve kryesorë të ndeshjes i cili fitoi penalltinë vendimtare në frymën e fundit të sfidës.

Kjo duket se i ka nxehur më shumë tifozët e Spezias, të cilët nuk kanë nguruar të kërcënojnë mesfushorin.

Në shkollën ku studion motra e tij, Benedeta Zaniolo, ajo u detyrua të lexonte disa mesazhe kërcënuese për të vëllain, të cilat shkruanin: “Zaniolo, njeri i vogël”, “Zaniolo ne të mundim ty kur të duam ne”, “Zaniolo tradhtar”, Zaniolo, që ti të bëheshe një romanist, ti çnderove qytetin tënd. Ki kujdes, Spezia nuk do ta harrojë”.

Motra e tij reagoi menjëherë për këto mesazhe, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan: “Unë mendoj se ju jeni ata njerëz të vegjël. Shëroni veten nga urrejtja dhe zilia. Për ju kam vetëm keqardhje”

You may also like