Keqpërdorimi më i madh i të dhënave bëhet nëpërmjet portaleve e rrjeteve sociale

by admin
Spread the love

I pari i MPB-së, Oliver Spasovski, tha se nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë keqpërdorim masiv. Edhe pse, siç thotë, MPB së bashku me prokurorinë në raste tjera tashmë kanë punuar në lëndë me keqpërdorimin e të dhënave personale.

“E dini se ekziston Agjenci e posaçme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe këtu të gjithë institucionet që veprojnë me të dhënat personale kanë rregulla të veçanta dhe procedura në bazë të së cilave veprohet. Keqpërdorimi më i madh i të dhënave bëhet nëpërmjet portaleve, rrjeteve sociale dhe andaj duhet të punohet shumë më shumë në pjesën e ngritjes së vetëdijes publike”, dekalroi Oliver Spasovski, MPB.

Përndryshe KSHPK hapi dyshime serioze për tregti me të dhëna personale milionëshe të qytetarëve. Sipas anëtarëve të Antikorrupsionit, në dy procedurat e tenderit nuk janë paraparë masa adekuate mbrojtëse me qëllim që të ruhet privatësia përkatësisht të dhënat personale të qytetarëve gjatë skenimit, kontrollit, udhëheqjes, transferimit dhe përpunimit të të dhënave personale nga ana e operatorëve të angazhuar ekonomik në bazë të marrëveshjeve të lidhura me Drejtorinë për udhëheqje të librave amë.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like