Këpucët më ‘in’ të 2022-shit na i solli si bekim Gucci

by admin
Spread the love

Në çdo sezon, këpucët janë aksesori i preferuar dhe aty fshihet një pjesë e hijeshisë në veshje. Ndaj nëse kombinimit të praktikes dhe efektives i shtoni rehati, keni gjetur palën e përsosur të këpucëve. Këto janë pikërisht këpucët që kanë gjetur vendin e tyre në çdo koleksion dhe që padyshim do të shënojnë vitin 2022.

Ndër modelet më të rehatshme dhe elegante të këpucëve, midis atlete dhe takave të larta, janë mokasinet. Këpucët e thjeshta dhe praktike, por mbi të gjitha të sheshta sjellin një kombinim të parezistueshëm të rehatisë dhe pamjes elegante duke u bërë të përshtatshme për daljet e ditës dhe të mbrëmjes.

Mund të falënderojmë markën e modës Gucci për kthimin e tyre në mesin e modeleve më të dëshirueshme të këpucëve. Në listën e aksesorëve më të njohur të modës do të përfshihen edhe mokasinet me taban të trashë. Edhe pse të mëdha, mokasinet e reja ashtu si modelet klasike do të përshtaten në mënyrë të përkryer me çdo kombinim, nga një kostum biznesi te një fustan e deri te xhinset. Një mënyrë tjetër se si mund t’i vishni mokasinet e reja është kombinimi me çorape./revistawho.com

You may also like