Këngëtarja ekstravagante, guxon me poza të ‘nxehta’ në Instagram

by admin
Spread the love

Artistja e njohur kosovare Rina Balaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me disa imazhe të reja ku shfaqet mahnitëse dhe tej mase seksi.

Fotot e fundit të Rinës janë një dëshmi e stilit të saj të guximshëm që e bën të dallojë në skenën muzikore.

Në imazhet e publikuara, Rina duke veshur një kombinim të thjeshtë por shumë seksi, të përbërë nga xhinse të rregullta dhe një bluzë shumë të shkurtë, ka marrë vëmendjen e plotë të audiencës së saj.

Rina shtoi edhe më shumë ngjyra pasi veshi një palë çizme të gjata, ngjyrë rozë, të cilat kanë shtuar një prekje të veçantë në pamjen e saj.

Për të kompletuar pamjen, Rina ka zgjedhur një makijazh perfekt që përshtatet me tonin e saj të lëkurës dhe i nxjerr në pah tiparet e saj në mënyrën më të mirë të mundshme.

The post Këngëtarja ekstravagante, guxon me poza të ‘nxehta’ në Instagram appeared first on NTV.

You may also like