Këngëtarja e njohur shqiptare shokon me (zh)veshjen e saj

by admin
Spread the love

Shqipe Hysenaj dhe Linda Halimi së fundmi kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën brenda shtëpisë së spektaklit televiziv “BBVK2”.

Megjithëse disa ditë më parë, vajzat kishin krijuar një marrëdhënie të mirë, ka qenë pikërisht zinxhiri i shpëtimeve ai që bëri që ato të shpërthejnë ndaj njëra-tjetrës.

Gjatë prime-it të kaluar Shqipja nuk shpëtoi Lindën nga nominimi, por çiftin Iliriana dhe Adri, ndërsa ditën e sotme këngëtarja teksa po bisedonte me disa banorë në oborrin e shtëpisë tha që do ia nxijë jetën Shqipes.

“Unë kam për të të shkatërruar, për një fjalë do të të kapem, të shoh të fortë dhe qëllimi im është me të rrëzuar, kam me ia nxijë jetën, normal këtu në kuadrin e lojës”, paralajmëroi Linda konkurrenten.

You may also like