Këngëtarja e njohur gjendet e pajetë në vaskën e dhomës së hotelit të shefit

by admin
Spread the love

Një këngëtare e njohur është gjetur e vdekur në vaskën e dhomës së hotelit të shefit të saj muzikor, pasi kishte konsumuar një ‘koktej’ droge.

Kjo pije e la 24-vjeçaren, Camila Sterling, të vdekur në hotelin luksoz në Miami Beach, pasi kaloi natën me 46-vjeçarin David Bolno.

“Daily Star” shkruan se një raport i ri dyshon se dyshja e kaloi natën së bashku, përpara se Camila të merrte një sërë drogash përfshirë, MDMA, ketaminë dhe një “substancë pluhur rozë” e cila ishte një lloj kokaine.

Si pasojë, Bolno nuk akuzohet për vrasje pasi gjithashtu u pa në pamjet e kamerave të sigurisë në orën 4.30 të mëngjesit duke u nisur për në aeroport, për t’u kthyer në shtëpi te familja e tij.

David, një menaxher i muzikës, ishte larguar nga hoteli herët për t’u kthyer te gruaja dhe dy fëmijët e tij, disa orë përpara se këngëtarja të porosiste shërbimin në dhomën prej 2000 paund në natë.

Vdekja e Camila u cilësua si një aksident pas koktejit të lëndëve narkotike, me kokainën rozë të prodhuar nga Kolumbia, e gjetur në dhomën e hotelit./Botapress.info/

You may also like