Këngëtari nga Hasi që humbi jetën bashkë me të fejuaren, e kishte këtë mërzi të madhe

by admin
Spread the love

Siç raporton policia shqiptare, rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues Alfred Dika, 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues Artan Alushi, 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, Shkumbin Brati, 20 vjeç dhe Almenia Karaj 16-vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte Artan Alushi.

Mësohet se Shkumbin Brati bashkë me Almenia Karaj po ktheheshin nga një festë ku kishte përformuar edhe vetë 20-vjeçari Brati, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtari i muzikës popullore, që kishte disa këngë e videoklipe, para dy vitesh e kishte himbur gjyshin, gjë që i kishte lënë një merzi të madhe, aq sa prej dy vitesh kishte lënë edhe foton e profilit me gjyshin e ndjerë.


You may also like