Këngëtari i njohur Chris Brown akuzohet për përdhunim

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur Chris Brown nuk i shpëton telasheve, e aq me tepër akuzave për përdhunim. Së fundmi, ai është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me një grua në një jaht të parkuar.

E abuzuara është Jane Doe, e cila është koreografe, balerinë, modele dhe muzikante. Ajo pretendon se Chris përfitoi nga miqësia e saj, ku më pas e ka përdhunuar.

Sipas padisë, të siguruar nga TMZ, gruaja pretendon se Chris i kërkoi asaj që të vinte sa më parë pranë shtëpisë së Diddy, në Star Island në Miami.

Më pas, këngëtari e ka pyetur atë nëse dëshironte ndonjë pije duke e drejtuar për në kuzhinë.

Jane Doe pretendon se pas pijes që konsumoi, menjëherë nisi të ndjente një ndryshim të madh e të papritur në vetëdijen e saj.

Sipas padisë, gruaja pretendon se ajo u ndje gjithashtu “e çorientuar, fizikisht e paqëndrueshme dhe filloi të bjerë në gjumë” … dhe ky është momenti kur ajo thotë se Chris e çoi atë në një dhomë gjumi ndërsa ajo ishte “e droguar”.

Jane Doe gjithashtu pretendon se Chris mbylli derën e gjumit dhe nisi ta zhvishte e ta puthte atë.

Mirëpo sipas saj, këngëtari nuk ndaloi e më pas e përdhunoi.

Tashmë, koreografja kërkon një dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh, pasi pretendon se abuzimi po i shkakton një gjendje të rëndë emocionale.

Deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga këngëtari Chris Brown.

Kujtojmë që Chris është përballur disa herë me ligjin, ku ndër rastet më të bujshme ka qenë pikërisht dhuna që ai ushtroi ndaj të dashurës së tij asokohe, Rihannës.


You may also like