Këngëtarët shqiptar që dështuan në “Eurovision”

by admin
Spread the love

Edhe pse Shqipëria kishte të drejt të merrte pjesë shumë më herët në festivalin evropian të këngës “Eurovision”, RTSH kishte aplikuar vetëm në vitin 2003 për pjesëmarrje.
Me poshtë janë tre yje të muzikës që dështuan, teksa të gjithë prisnin shpërthimin dhe triumfin e tyre në skenën e madhe të “Eurosong”

Aurela Gaçe nuk bëri asgjë

Përfaqësimi i Shqipërisë nga Aurela Gaçe, kishte ngjallur shpresat tek shqiptarët për një sukses në garën evropiane të këngës,por ndodhi ajo që nuk pritej, kënga “Feel the passion” nuk arriti të kaloj as edhe në finale, e nga kritikët atëherë ishte thënë se kënga ishte mjaftë e ngarkuar për një festival si “Eurvosion-i”

Si dështoj Elhaida Dani, tek e cila besonin të gjjthë?

“I’m alive” mbetët një nga këngët përfaqësuese më të pëlqyera nga shqiptarët, por kjo ndodhi vetëm derisa Elhada Dani i zhgënjeu të gjithë me paraqitjen Live pasi askush nuk e kishte pritur një dështm të tillë nga një këngëtare e cila kishte fituar garën e “The Voice” në Itali. Kënga e punuar nga producentët kosovar Zzap&Chris është një nga më të klikuarat në Youtube nga përfaqesueset shqiptare në “Eurovision”, “I’m Alive” sot numëron mbi 7milion klikime, por për një sukses të ngjashëm nuk mund të flasim edh në paraqitjen e saj në “Eurovision” pasi këngëtarja edhe pse kaloi në finale u radhit e 17-ta me vëtëm 34 pikë, shkruan”Kosovarja”

As Eneda Tarifa nuk ja doli

Kënga e Eneda Tarifës “Fairytale” nuk është pritur aspak mirë në versionin e saj në gjuhën angleze. Ndonëse u vlerësua nga kritika dhe profesionistët për vokalin e saj, Eneda nuk arriti ta dërgoj në finale Shqipërinë ./Kosovarja/


You may also like