Kënga e reperëve izraelitë bën thirrje për vdekjen e Dua Lipas

by admin
Spread the love

Dy izraelitë, reperë kanë publikuar një kënëgë të titulluar “Harbu Darbyu”, në të cilën kanë bërë thirrje për vdekjen e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe modeles së njohur, Bella Hadid.

Kënga ka marrë edhe epitetin e kolonës zanore jozyrtare të luftës në Gaza.

Reperja, Ness dhe reperi, Stila në hebraisht përmendin një listë të njerëzve që ata thonë se janë “përgjegjës” për sulmet e Hamasit”.

Deri më tani kënga në “YouTube” ka marrë më shumë se 18 milionë shikime.

“Çdo qen do ta marrë atë që meriton”, thonë reperët në këngë, duke përmendur Hassan Nasrallahin, liderin e Hezbollahut, Mohammed Deifin, udhëheqësin e Brigadave të Hamas Al-Qassam dhe Ismail Hanin, presidentin e krahut politik të Hamasit.

Reperët përmendin gjithashtu persona të famshëm që i konsiderojnë po aq përgjegjës për sulmet, pasi për shkak të qëndrimeve të tyre kundër luftës.

Ku përfshihen këngëtarja, Dua Lipa, modelja Bella Hadid dhe ish-yllin e filmave për të rritur, Mia Khalifa . “Ato nuk mbajnë armë fizikisht, por fjalët e tyre janë shumë të fuqishme. Përhapja e gënjeshtrave është e rrezikshme. Po sikur lajmet e tyre të rreme frymëzojnë njerëzit të vrasin hebrenjtë? Është shumë e ngjashme me atë që Nasrallah po bën në fjalimet e tij”, ka thënë ai në një intervistë së fundmi.

Kënga “Harbu Darbu” i dedikohet disa prej brigadave më të famshme të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), duke përfshirë njësitë Givati, Golani dhe Kfir.

“Një, dy, gjuaj”, thërrasin reperët gjatë këngës.

Tekstet e këngës përmendin premtimin se nuk do të ketë falje për sulmin e 7 tetorit dhe se çdo bombë që bie në

Gaza do të mbishkruhet me emrin e dikujt, për t’u hakmarrë për vdekjen e tyre.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasi nisi më 7 tetor, ku grupi ekstremist palestinez sulmoi një pjesë izraelite. Që atëherë, janë shkaktuar mijëra viktima, veçanërisht në anën e palestinezëve./21Media

You may also like