“Kemi plotësuar të gjitha pjesët”, presidenti i Atleticos mbyll merkaton

by admin
Spread the love

“Me këtë afrim ne kemi plotësuar pjesën e fundit që ishim duke kërkuar. E përsëris, për gazetarët, me Molinën drejtuesit tanë kanë plotësuar copëzën e fundit që mungonte.”

Me këtë fjali, presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo ka njoftuar se klubi madrilen ka mbyllur merkaton. Cerezo ka dashur të largojë çdo zë të mundshëm për sa i përket transferimeve të tjera të Atleticos.

Një deklaratë kjo që i mbyll derën edhe Cristiano Ronaldos tek Atletico Madrid. Ditët e fundit është diskutuar për një transferim të mundshëm të yllit portugez, por ky i fundit nuk dëshirohet nga tifozët e Atleticos. /oversport.tv

Foto: Atletico de Madrid, Facebook

You may also like