“Kemi një brez fenomenësh, shansi i fundit që Belgjika të fitojë trofe”

by admin
Spread the love

Belgjika ka prej vitesh një brez të artë dhe vazhdon të nxjerrë lojtarë të tjerë të talentuar, por Kombëtarja nuk po ia del të arrijë sukses.

Potenciali në skuadrën e Roberto Martinez është i madh, teksa fokusi është në Botërorin e Katarit, aty ku Belgjika, një ndër skuadrat favoritet, bën pjesë në grupin F, me rivalë si Kroacia, Kanadaja dhe Maroku.

Trajneri spanjoll dha një mesazh të qartë për djemtë e tij në prononcimin e dhënë përpara duelit të mbrëmjes ndaj Uellsit në Nations League, sfidë që fillon prej orës 20:45 dhe që do të transmetohet në Shqip 5.

Do të luajmë edhe 3 ndeshje përpara nisjes së Kupës së Botës, kështu që do të marrim informacionin që na nevojitet në lidhje me gjendjen dhe formën tonë. Kemi disa lojtarë të cilët kur janë në formë, janë gjithmonë aty për të bërë diferencën.

Është shansi ynë i fundit për të fituar diçka. Ne kemi një grup historik të rëndësishëm, shumë kampionë, një brez fenomenësh që na kanë bërë të jemi numri një në renditjen e FIFA-s, por nuk kemi fituar asgjë. Është një nga shanset e fundit që kemi”, deklaroi Martinez./ Super Sport


Top Channel

You may also like