Kehoe: Thaçi e ka mbështetur forcën policore të Kosovës (VIDEO)

by admin
Spread the love

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka thënë që ishte e qartë që as UÇK-ja dhe asnjë organizatë tjetër kosovare, nuk kishte kompetencë ligjore që të funksiononte si forcë sigurie pas luftës.

“UÇK-ja nuk kishte kompetenca policimi, as UÇK-ja dhe asnjë organizatë tjetër kosovare, nuk kishte kompetencë ligjore që të funksiononte si forcë sigurie. Prezenca civile dhe e sigurisë së UNMIK-ut nuk qëndroi mënjanë dhe në rregulloren e UNMIK-ut deklarohet që gjithë autoritetet ligjore sa i takon Kosovës, përfshirë dhe administratën dhe gjyqësorin i jepen UNMIK-ut”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Avokati Keohe tutje tha se Qeveria e Kosovës nuk kishte asnjëlloj kompetence “për të arrestuar dhe për të futur në burg, apo për të bërë akte të tjera ligjore”.

“Të gjitha këto kompetenca i përkisnin UNMIK-ut. Duke e ditur që kishte probleme në rrugët e Prishtinës dhe në zonat e tjera në Kosovë, Hashim Thaçi promovoi dhe mbështeti forcën policore të Kosovës. Argumenti i ZPS-së në aktakuzën e tyre, është se përmes këtij vakuumi të pushtetit, qeveria e përkohshme e Kosovës dhe Hashim Thaçi po promovonin këtë dhunë në mënyrë të tillë që ata do të ishin personat që do të mbushnin këtë vakuum ligjor”, tha Keohe.

Por, avokati i Thaçit ka thënë që pyetja që do të bëhej në këtë rast është se “nëse t’i do të promovosh këtë lloj dhune pse të duhet të mbështesësh forcën e policisë?

“Pse mbështet demilitarizimin e UÇK-së? Pse Thaçi të kishte një qëndrim të tillë. E vërteta është që ai nuk  i ka bërë  asnjë nga këto gjëra që unë përmenda. UNMIK-u dhe OSBE-ja me mbështetjen e plotë të Thaçit, krijuan shërbimin policor të Kosovës që ishte projektuar për të trajnuar kosovarët për të gjitha etnicitetet për t’i shërbyer oficerëve të policisë dhe për të filluar që të trajtonin aktivitete kriminale. Gjatë mbështetjes së shërbimit policor të Kosovës, Thaçi trajtoi në dy mënyra: së pari që të kishte oficerë policie në rrugë që të mund të trajtonin rastet e dhunës dhe së dyti që ushtarë të mund të jepnin ndihmën e tyre për uljen e dhunës. Si pjesë e procesit të demilitarizimit 20 qershor 1999,  UÇK-ja u transformua në TMK”, ka thënë tutje Keohe.

You may also like