KE me vlerësime pozitive në skrining Raportin për Ligjin e ri për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë – Shqip

by admin
Spread the love

Kjo është një mirënjohje e madhe nga bashkësia ndërkombëtare e cila është duke e vëzhguar përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndryshimet ligjore ishin të inicuara nga ana e Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga dhe të mbështetura nga deputetët e shumicës qeverisëse, pasi ishin bllokuar më parë në Kuvend.

Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë mbetet një pikë e ndritur në procesin e reformës në sistemin e drejtësisë, konstatoi KE në skrining Raportin për Klasterin 1 “Vlerat Themelore”.

Me këto ndryshime mundësohet marrja e një certifikate të unifikuar për trajnimin fillestar të përfunduar për gjyqtar dhe prokuror publik. Komisioni Evropian vlerëson se kjo paraqet një përfitim të madh në ngritjen e cilësisë së përzgjedhjes së më të mirëve të cilët janë paraqitur në shpalljet për pranim në trajnimin fillestar të Akademisë.

Ligji parasheh unifikimin e praktikës gjyqësore përmes rritjes së vëllimit të trajnimeve për gjyqtarët në kuadër të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, si dhe ripërcaktimin e mënyrës së dhënies së provimit pranues dhe atë përfundimtar duke u bazuar në parime dhe kritere objektive për vlerësimin e njohurive të kandidatëve.

Ministria e Drejtësisë edhe në periudhën në vijim do të jetë maksimalisht e përkushtuar në reformat në drejtësi, sundimin e së drejtës me qëllim të përmbushjes së kushteve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

You may also like