Ke bërë gabime, më puth dhe më kërko falje, ose do të të lë vetëm. Artisti: OK!

by admin
Spread the love

Çdo ditë në shtëpinë e Big Brother VIP prodhon pa diskutim ngjarje e situata të reja që lënë shumë vend për t’u komentuar. Banorët janë kthyer tashmë në kryefjalën e përditshmërisë tonë dhe janë objekt bisede në çdo tavolinë.

Së fundmi, Olta Gixhari ka bërë një veprim ‘të pakuptimtë‘ kundrejt Kristit. Pasi doli nga dhoma e rrëfimit, ajo i ka kërkuar artistit që ta puthë dhe t’i kërkojë falje, teksa Kristi i ka kërkuar arsyet se pse duhet t’i thonte ‘më fal Oltës‘.

Aktorja i flet për disa gabime që Kristi ka bërë kundrejt saj, teksa pas insistimit të artistit, ajo i ka rreshtuar edhe tre arsyet se pse duhet që Kristi ta puthte dhe t’i kërkonte falje.

Pjesë nga biseda

Olta: Më puth

Kristi: Të të puth ty?

Olta: Më puth këtu dhe më thuaj ‘më fal’.

Kristi: Unë të të them ty ‘më fal’? për çfarë?

Olta : Më thuaj më fal

Kristi: Pse

Olta: Të më thuash. E di ti, për gabimet që ke bërë

Kristi: Për çfarë gabimesh?

Olta: Ke bërë shumë gabime

Kristi: Unë?

Olta: Po. Thuaj ‘më fal’, s’ka asgjë

Kristi: Hajd se do flasim

Olta: Më thuaj ‘më fal’ që të flasim, ose do të të lë vetëm

Kristi: Më lër vetëm

Olta: Hajde këtu se më kërkove arsyet. Më ke sharë, je individualist, nuk më ke ndihmuar asnjëherë dhe je shumë egoist. Më puth dhe më thuaj ‘më fal’.

Kristi:  Ti ke bërë shumë gabime

Olta: Unë s’kam sharë, s’kam bërë gabime dhe s’jam individualiste

Kristi: Unë s’jam egoist përpara teje

You may also like