Katërfishimi i çmimit të energjisë, ironia e gazetarit Klodian Tomorri: Ç’duhet ERE kur kemi Ramën

by admin
Spread the love

Enti Rregullator i Energjisë, miratoi të premten propozimin e qeverisë për të 4-fishuar çmimin e energjisë elektrike nga 1 tetori, për çdo kilovat të harxhuar mbi fashën 800 kilovat. Nga ky vendim do të preken mbi 71 mijë familje.

Gazetari Klodian Tomorri, në një reagim në rrjetet sociale, thotë se bordi i ERE-s ka caktuar çmimin aq sa e ka kërkuar qeveria, ndërkohë që për interesin publik, mund të miratonte një tjetër çmim më të ulët.

Një tjetër problem që ngre gazetari në reagimin e tij, është fakti që lexuesit e matësave elektrikë nuk shkojnë brenda muajit në familjet shqiptare dhe nga 1 tetori, nëse leximi i matësit vonon, kjo do të rrezikojë që familjet të paguajnë më shumë nga çfarë konsumuar realisht gjatë muajit.

Postimi:

“Këta të Entit Rregullator edhe mund ta bënin çmimin e ri të energjisë 1 lek më pak nga ai që kërkoi qeveria p.sh. thjesht sa për t’u dukur që janë burra me autoritet.

Se në qofte se këta miratojnë ça u thotë qeveria, për çfarë duhen pastaj? Më mirë i rrisim rrogën Ramës dhe ministrave se sa paguajmë pleqtë e urtë të ERE-s.

Tani, kjo puna e dy fashave do krijojë një problem të madh në menaxhim. Se çështja këtu është, që OSHEE ka incentivë të mbledhë më shumë para apo jo. Dhe ka një metodë shumë efikase. Faturisti nuk vjen në datën 31 për të lexuar sahatin, por vjen në datën 4 për shembull. Ta rruajnë një 100-çe në muaj me këtë lloj skemë”, shkruan ai.

You may also like