Katër vite larg showbizit, Zanfina Ismaili tregon çka ka përfituar – Shqip

by admin
Spread the love

23:46 | 13 Dhjetor 2021

Foto: Instagram

Zanfina Ismaili ka kohë të gjatë që e ka marrë këtë vendim.

Edhe fansat e kanë vërejtur distancimin nga showbizi të Zanfina Ismailit, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht kësaj ajo i ka mbajtur lidhjet me ta me anë të rrjeteve sociale për të cilët shpesh poston foto atraktive.

Së fundmi ajo ka hapur një pyetësor duke iu dhënë mundësi ta pyesin për çkado që iu intereson rreth asaj.

Dikush nga ndjekësit e pyeti se nga ka humbur dhe ajo nuk hezitoi të përgjigjet.

““Faleminderit. Ka katër vite që jam distancuar nga showbizi, jeta publike, çdo gjë që përpara ka qenë pjesë përbërëse e jetës time. Tani bëj një jetë të thjeshtë, çfarë si duket më është dashur”, u përgjigj krijuesja e hitit “Ti pa mu nuk mundesh”, shkroi Zanfina.

Në një tjetër pyetje se me çfarë po merret, Zanfina tha: “Me muzikë sërish, por tjetër drejtim”, duke mos dhënë më shumë detaje./Shqip/

You may also like