Porto-Sporting përfundoi në barazim 2-2 në duelin e luajtur më 11 shkurt në kampionatin portugez, sfidë tepër e rëndësishme për titullin kampion, që në fund e fituan “Dragonjtë e Oportos”.
Arbitri kryesor nxori katër kartonë të kuq pas grushteve: për Pepen dhe Marchesin (Porto), dhe Tabata dhe Palhinha (Sporting), ndërkohë që Coates kishte lënë ekipin mik me dhjetë lojtarë gjatë kohës së rregullt (49’).
Klasikja e futbollit portugez dhuroi shfaqjen më të turpshme, teksa mediet vendase si A Bola dhe Record u hapën me titujt: “Toksike” dhe “E turpshme”. Një nga lojtarët që e pësoi më shumë se të tjerët ishte Matheus Reis.
Anësori i majtë i Sportingut u sulmua në mënyrë të egër nga pjesëtarë të pankinës kundërshtare. Sot ka ardhur edhe vendimi i Disiplinës, që ka dënuar me dy ndeshje pa tifozë klubin e Portos për ngjarjet e ndodhura më 11 shkurt./ Super Sport
Top Channel
//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];
function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());
gtag('config', 'UA-7855069-1');
//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));