Katër orë në sallën e operacionit, Neymar kryen një nga ndërhyrjet më të vështira

by admin
Spread the love

Neymar iu nënshtrua ditën e enjte ndërhyrjes kirurgjikale në gjurin e majtë teksa u dëmtua në ndeshjen e Brazilit ndaj Uruguajit më datë 17 tetor.

Ylli i “Selecaos” dëmtoi meniskun dhe ligamentin, ndaj operacioni ishte i vështirësisë maksimale dhe zgjati plot katër orë.

Ishte doktori i kombëtares, Rodrigo Lasmar ai që mori përsipër këtë ndërhyrje që në fund u cilësua e suksesshme. 31-vjeçari që sapo ishte transferuar në Arabinë Saudite tek Al-Hilal pritet të mungojë për një periudhë të konsiderueshme e cila varion nga gjashtë muaj deri në një vit.

Me shumë gjasa, Neymar do të humbasë edhe Kupën e Amerikës e cila zhvillohet në qershorin e vitit 2024 në Amerikë. Dëmtimet kanë qenë një problem i madh për Neymar në sezonet e fundit dhe nuk e kanë lejuar të shprehet lirisht në fushë. Ky i fundit ishte padyshim një nga më të rëndët që ka pësuar sulmuesi pasi bëhej fjalë për një dëmtim të dyfishtë./ Shqip


Top Channel

You may also like