Katër muaj nga fillimi i luftës, Zelensky: Ne po luftojmë për të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve tanë

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka postuar një shkrim një Telegram duke rikujtuar edhe njëherë qëllimin e luftës e cila mbush katër muaj sot. 

“Gjithçka ndryshoi për Ukrainën katër muaj më parë. U bëmë një vend me çizme ushtrie. Një vend në tanke, avionë, anije. Një vend në llogore dhe strehimore”– shkroi Zelensky në kanalin e tij zyrtar Telegram.

Sipas CNN, ai u shpreh se edhe pse jeta e tyre tashmë ka ndryshuar në katër muajt e fundit, ndërkohë thekson se qëllimi i qytetarëve ukrainas mbetet po i njejtë.

“Mënyra jonë e jetës ndryshoi, por jo botëkuptimi ynë. Rruga në të cilën po shkojmë drejt qëllimit ndryshoi, por qëllimi mbeti i njëjtë. Ne po luftojmë për lirinë dhe tokën tonë. Ne po luftojmë për të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve tanë, për jetën dhe mundësinë e tyre për të ndërtuar një Ukrainë të re”-tha Zelenskyy.

Rusia filloi pushtimin e saj të Ukrainës katër muaj më parë më 24 shkurt, ndërkohë miliona njerëz kanë humbuj jetën. Ndërtesat, spitaet shkollat janë shkatërruar nga forcat ruse.

Rruga Press

You may also like