Katër lojtarë me Covid-19 te Chelsea, mes tyre edhe sulmuesi i njohur

by admin
Spread the love

Katër raste me koronavirus janë regjistruar te Chelsea. Trajneri Thomas Tuchel ka marrë lajmin e keq pak minuta përpara fillimit të ndeshjes shtëpiake me Everton (pjesa e parë përfundoi në barazim 0-0).

Të infektuarit janë Romelu Lukaku, Timo Werner, Callum Hudson-Odoi dhe Ben Chilwell, ndërkohë që po pret përgjigjen e tamponit edhe Kai Havertz.

Në lidhje me këtë të fundit, Tuchel deklaroi: “Kai nuk ndihet mirë, ai nuk është pozitiv por po pret përgjigjen dhe ne vendosëm të mos e grumbullonim për këtë ndeshje”.

Premier League është goditur shumë nga pandemia, rastet pozitive po shtohen çdo ditë dhe gjashtë ndeshje të javës së 17-të janë shtyrë nga drejtuesit e futbollit anglez.


Top Channel

You may also like