Kategoria e Parë: Sot e prapambetura Korabi-Tomori, ja plani i javës së 22-të

by admin
Spread the love

Veç dueleve të Superiores, sot në program është edhe një ndeshje e prapambetur e Kategorisë së Parë, e shtyrë për shkak të borës në Peshkopi.

Korabi-Tomori, për llogari të javës së 16-të, do të luhet ditën e sotme prej orës 14:00. Dibranët do kërkojnë tre pikë, për të shpresuar ende për vendin e dytë që të ngjit në Superiore.

Sa i takon dueleve të javës së 22-të, gjashtë ndeshje do të luhen të shtunën. Bylisi i vendit të parë përballet me Lushnjën në transfertë, kurse Erzeni rival pret Tërbuni. Më poshtë programi i plotë:

KATEGORIA E PARË – JAVA 22
E shtunë, më 5 mars, ora 14:00

Erzeni-Tërbuni
Shkumbini-Butrinti
Apolonia-Besa
Vora-Besëlidhja
Lushnja-Bylis
Burreli-Turbina

E hënë, më 7 mars, ora 14:00
Maliqi-Tomori
Korabi-Pogradeci

/ oversport.tv

You may also like