Kategoria e Parë/ Oversport dhe Tibo sjellin në ekranin tuaj sfidën Dinamo-Besëlidhja

by admin
Spread the love

Do të luhet ditën e sotme edhe ndeshja e fundit e javës së pestë të Kategorisë së Parë. Përballë do të vihen kryeqytetasit e Dinamos dhe Besëlidhja e Lezhës. Duelin që starton në orën 12:30 keni mundësi ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport 3 dhe platformën Tibo.

Një sfidë ku padyshim pikët kërkohen nga të dyja skuadrat, por për objektiva të ndryshëm. Dinamo në rast fitoreje ngjitet e vetme në krye të klasifikimit dhe shkëputet me 2 pikë nga ndjekësit më të afërt.

Besëlidhja nga ana tjetër ndodhet në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit dhe kërkon që të dalë sa më parë nga kjo situatë. Sfida ndaj Dinamos është shumë e vështirë, por Kategoria e Parë ka treguar se surprizat nuk mungojnë. /oversport.tv

You may also like