Kategoria e Parë/ Besëlidhja dhe Luzi rikthehen tek fitorja, super Onuh për Besën

by admin
Spread the love

Kanë përfunduar edhe tre ndeshjet e mbetura të ditës së sotme në Kategorinë e Parë, që është një ekskluzivitet i Oversport dhe Tibo. Në ndeshjen e luajtur në Cërrik, Besa fiton me poker 4-2 përballë Turbinës ku shkëlqen sulmuesi Onuh. Ky i fundit realizon 3 herë për miqtë. Vendasit kundërpërgjigjen në pjesën e dytë me Laroshin dhe Murrjan, por rezultati final vuloset nga Kuka në frymën e fundit të takimit.

Kavajasit rikthehen tek fitorja pas 3 javësh në kampionat ku gjendet në vendin e shtatë, ndërsa thellohet kriza e Turbinës që ende nuk ka marrë fitoren e parë. Momentalisht gjenden në vendin e fundit në tabelë.

Ka përfunduar dhe ndeshja mes Besëlidhjes dhe Orikut. Vendasit fitojnë me një rezultat minimal 1-0 përballë miqve. Goli i vetëm u shënua nga Shehu në fundin e pjesës së parë. Besëlidhja dhe Oriku gjenden ngjitur në tabelë pas fitores së vendasve.

Ndeshja mes Luzit dhe Burrelit përfundon me shifrat 2-1 për vendasit. Një ndeshje interesante dhe e luftuar shumë nga të dyja ekipet. Për ekipin e Luzit shënon dy herë në pjesën e parë sulmuesi Çuçka kurse për miqtë ngushton diferencën nga pika e bardhë Stana. Nga ana tjetër në krizë Burreli që ndodhet në zonën e ftohtë të tabelës së klasifikimit, në vendin e 13-të. /oversport.tv

 

TURBINA – BESA  2-4

BESËLIDHJA – ORIKU 1-0

LUZI 2008 – BURRELI  2-1

You may also like