Kategoria e Dytë/ Vora zhgënjen në sfidën e parë, fitore me “pesë yje” e Naftëtarit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka startuar Kategoria e Dytë ditën e sotme ku janë luajtur pesë ndeshje për Grupin B. Kështu, Vora e cila e ka nisur si pretendente këtë sezon është mposhtur në sfidën e parë përballë Shënkollit me rezultatin 4-2.

Fitore me “pesë yje” ka arritur ndërkohë Naftëtari. Këta të fundit kanë mposhtur në shtëpi Bulqizën me rezultatin e thellë 5-0. Fitore ka arritur gjithashtu edhe Veleçiku përballë Murlanit me rezultatin e ngushtë 2-1.

Sopoti ka arritur të mposhtë në transfertë Gramshin në shifrat 2-0. Sfida tjetër e kësaj dite ishte ajo midis Ilirisë dhe Adës. Sfida përfundoi me rezultatin 2-1 në favorë të Ilirisë e cila e nis me fitore këtë sezon. /oversport.tv

You may also like