Katastrofë në Indi! Shpërthejnë digat e liqenit, 102 persona të zhdukur

by admin
Spread the love

India po përballet me një tjetër katasrofë të niveleve të larta, pasi shpërthimi i digave të një liqeni akullnajor ka shkaktuar përmbytje shkatërruese, me të paktën 102 persona të zhdukur.

Deri më tani janë gjetur vetëm 14 viktima, ndërsa ekipet e shpëtimit po vijojnë të kërkojnë për personat e tjerë, fati i të cilëve nuk dihet.

Liqeni akullnajor Lhonak i cili ndodhet në një lartësi të madhe, prej kohësh po përballej me një shtim të nivelit të ujit për shkak të shkrirjes së akullnajave, si pasojë e ngrohjes globale. Ajo që e ka rënduar edhe më tepër të gjithë gjendjen janë shirat e rrëmbyeshëm që kanë pushtuar vendin.

Autoritetet kanë njoftuar se pasojat mbeten të rënda, teksa rrugët janë nën pushtetin e ujit dhe urat janë dëmtuar. Ndër të tjera janë ngritur të paktën 25 kampe për strehimin e indianëve që kanë mbetur pa shtëpi, si pasojë e gjendjes alarmante.

Ushtria po punon për të rivendosur lidhjet telefonike dhe për të ofruar ndihmë mjekësore për të gjithë personat e bllokuar.

Banorëve vendas të prekur iu është premtuar mbështetje dhe dëmshpërblim për gjendjen e vështirë në të cilat ndodhen. Në pamjet satelitore u vu re se liqeni u tkurr me gati dy të tretat në madhësi, një zonë afërsisht e barabartë me rreth 150 fusha futbolli.


Top Channel

You may also like