Katari shtyn për ‘dialog konstruktiv’ me talibanët për arritje të progresit në Afganistan (fotot)

by admin
Spread the love

Zv. ministri i jashtëm i Katarit Yousef bin Sultan Yousef Laram, tha sot se vendi i tij thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe të dialogut për arritjen e “progresi të prekshëm” në Afganistan.

Ministria njoftonte gjithashtu se Yousef Laram bëri komentet në takimin e pestë të kuadrit të njohur si “formati i Moskës”.

Përfaqësues të 10 vendeve morën pjesë dje në takimin në Kazan të Rusisë, ku delegacioni taliban kryesohej nga ministri i jashtëm Amir Khan Muttaqi.

Pjesmarrësit diskutuan çeshtje të lidhura me Afganistanin, përfshi dhe krijimin e një qeverie të gjerë, si dhe të drejtat e njeriut në vend, sigurinë dhe luftën kundër narkotikëve.

Katari tha se i dërguari i vendit ishte gjithashtu “observues nderi” në formatin e Moskës, dhe tha në fjalën e tij se stabiliteti në Afganistan dhe ai rajonal është qëllimi kryesor i palëve.

Ai shtoi se Doha do të vijojë mbështetjen për Afganistanin për përmirësimin e kushteve humanitare në vend.

Qeveria Talibane ka ruajtur lidhje të ngushta me Katarin, ku në fakt qëndrojnë shumica e ambasadave perëndimore të Afganistanit. Talibanët kanë gjithashtu një zyrë politike në Doha.

Së fundmi kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani tha në një intervistë me rrjetin CNN, se është takuar me liderin Taliban gjatë një udhëtimi në Kandahar ku i kërkoi bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, shkruajnë mediat e Katarit.


Top Channel

You may also like