Katari dënon me vdekje oficerët e marinës së Indisë për spiunazh (fotot)

by admin
Spread the love

Një gjykatë në Katar ka dënuar me vdekje sot tetë efektivë tashmë në pension të marinës së Indisë per spiunazh, per llogari te inteligjencës izraelite, duke vënë në provë marrëdhëniet diplomatike mes Indisë e Katarit.

Ministria e jashtme e Indisë e cila dha lajmin, tha se “është thellësisht e shokuar nga verdikti” dhe se pret një “argumentim të detajuar”.

Tetë burrat që kishin punuar si kontraktorë të marinës së Emirit të Katarit, u arrestuan në gusht 2022 nga inteligjenca e Katarit dhe u vendosën në arrest izolimi, me akuza spiunazhi per llogari te Izraelit.

Arrestimet u kryen vetëm disa javë para kampionatit botëror të futbollit 2022, dhe akuzat besohet se ishin spiunazh për llogari të Izraelit.

Por vetëm tani pas një viti akuzat e tyre bëhen publike duke u konfirmuar si nga Doha ashtu dhe New Delhi. Më parë disa rrjete indiane informacioni duke përfshirë ‘The Tribune’ dhe ‘The Print’ kishin raportuar se burrat ishin arrestuar për spiunazh për Izraelin.

Gazetari indian Praveen Swami ka raportuar më herët se Katari “ka përgjuar komunikimet” duke provuar se ish-zyrtarët indianë të marinës kishin spiunuar mbi programin e nëndetëseve të Katarit, për t’i kaluar te inteligjenca izraelite.

Raportimi thotë se bëhet fjalë për nëndetëse relativisht të vogla të prodhuara nga Italia për Katarin.

Dënimi mund të vërë në krizë marrëdhëniet mes dy vendeve, madje dhe të dëmtojë fushatën elektorale të kryeministrit indian Modi për zgjedhjet e vitit që vjen 2024.


Top Channel

You may also like