Kastrioti bën një tjetër goditje në merkato, Aron Kaçinari nën urdhrat e Çelës

by admin
Spread the love

Kastrioti ka bërë një tjetër goditje në këto ditë të fundit të merkatos, duke afruar në skuadër mesfushorin Aron Kaçinari.

Sipas “Panorama Sport” klubi krutan ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit me Venecian për huazimin e lojtarit të lindur në Slloveni deri në fund të sezonit.

Bëhet fjalë për një mesfushor qendre me tipare ofensive, që mund t’i bëjë shumë punë skuadrës së Çelës dhe që dje është parë në stërvitje me Kastriotin në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Në sezonin 2021-2022, Aron Kaçinari ka qenë pjesë e klubit të elitës së futbollit slloven, Tabor Sezana. Ndërsa ka luajtur edhe për skuadra si Gorica, NS Drava, Ankaran Hrvatni dhe NK Bravo. / Oversport.tv

You may also like