Kaso: Reforma Territoriale mos të përdoret si “Kali i Trojës” nga PS

by admin
Spread the love

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore i PD, Ivi Kaso është shprehur se mazhoranca po kërkon të përdorë reformën territoriale për të bërë ndryshime në Kushtetutë.

Ai u shpreh se “nuk duam që rajonet e famshme që janë artikuluar nga mazhoranca dhe janë prioritet i tyre në reformën territoriale të mos kthehen në “Kalin e Trojës” për të prekur Kushtetutën”.

“Jemi duke monitoruar situatën nga afër në mënyrë që një dakordësi eventuale për reformën territorial të mos shërbejë si pretekst për të bërë Pazar tek reforma zgjedhore dhe tek Komisioni i reformës zgjedhore ku haptazi dhe qartësisht mazhoranca ka shprehur preferencën e saj për të prekur sërish Kushtetutën. Nuk duam që rajonet e famshme që janë artikuluar nga mazhoranca dhe janë prioritet i tyre në reformën territoriale të mos kthehen në “Kalin e Trojës” për të prekur Kushtetutën dhe për t’i dhënë mazhorancës atë që do dhe ka qëllimin e saj të vërtetë, t’i japë mazhorancës pushtet pa votë. Do ishte gjëja më e dëmshme në një demokracinë, aq më tepër në një demokraci të brishtë si e jona, ku mazhoranca ka uzurpuar të gjitha pushtetet. Dhënia në tavolinë e primit do ishte atentati i fundit që do i bëhej demokracisë së brishtë së vendit.

Po monitorojmë nga afër situatën. Është ngritur grupi i punës për reformën zgjedhore e territorial, dhe po zhvillon takime që PD të ketë propozimet dhe zgjedhjet e saj për çdo varianti”,-tha Kaso.

You may also like