Kasami: Vendimi i Rexhepit erdhi pas presioneve, nuk e di se ku ndodhet (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot para gazetarëve foli për “zhdukjen” e deputetit Kastriot Rexhepi dhe mos arritjen e qëllimit për të rrëzuar Qeverinë. Siç u shpreh Kasami, dje ka qenë dita kur për herë të fundit kanë komunikuar në telefon dhe gjithçka ka qenë në rregull deri në atë moment.

Vendimi i Kastriot Rexhepit sipas tij ka qenë me trysni dhe me presion nga qarqe të ndryshme dhe nuk është vullnet i lirë. Nëse dëshmohet e kundërta, Kasami tha se do të ndërmeren masa për përjashtimin e tij nga partia.

“Derisa nuk shoh fotografi dhe zë të qartë të deputetit, derisa ai personalisht nuk e thotë qëndrimin e tij, dyshoj se deklarata e tij është kundër vullnetit të tij”, tha Kasami.

Për më tepër ndiqni videon e plotë të konferencës së Bilall Kasamit./zhurnal

Video:

You may also like