Kasami replikon: BESA nuk është në Qeveri, Zaev të pranojë më shpejt dorëheqjet

by admin
Spread the love

I ftuar në TV21, kryetari i Lëvizjes BESA konfirmon qartë se Lëvizja BESA nuk është pjesë e qeverisë. Ai gjithashtu përgënjeshtroi Zaev i cili tha se BESA është në qeveri.

Kasami dha përgjigje të shkurtër: Zaev nuk i ka 61 deputet dhe jep deklarata paushalle.

Sipas tij, Zaev nuk ka shumicë në parlament dhe për një gjë të tillë ministrat dhe zv ministrat e BESËS nuk mund të zëvendësohen apo thënë ndryshe të pranohen dorëheqjet.

”I bëj thirrje kryeministrit, nëse ka shumicë t’i pranojë dorëheqjet e ministrit dhe zv/ministrave të BESËS”, është shprehur Kasami.

You may also like